PARTNERëT TANë INTERNACIONAL

Zhvillimi historik i karatesë se Kosovës

Vitet 1970–1980
Karate hyn në Kosovë përmes individëve që kishin studiuar jashtë vendit. Klubet e para u hapën në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë kësaj përiudhe klubet kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Sporteve të Kosovës.

Vitet 1990
Pavarësisht sfidave politike, klubet e karatesë në Kosovë vazhduan aktivitetin e tyre dhe u shndërruan në qendra të edukimit fizik dhe disiplinës. Viti 1991 shënon një pikë kthese, kur nën udhëheqjen e Ali dhe Isak Latifit, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, u organizua për herë të parë Kampionati i Republikës së Kosovës. Ky kampionat nuk ishte vetëm një garë sportive, por një akt politik dhe kulturor, sepse përmes tij u shfaq qartë vullneti për pavarësi dhe vetëorganizim. Organizimi i këtij kampionati njihet si ndërmarrja e parë sportive në Kosovë që kundërshtoi hapur strukturat okupatore serbe, duke afirmuar sportin si pjesë të identitetit kombëtar dhe si mjet rezistence paqësore. Në këtë mënyrë, karateja në Kosovë nuk u perceptua thjesht si një disiplinë sportive, por si një instrument i emancipimit shoqëror dhe politik, duke e vendosur sportin në funksion të kauzës kombëtare. Ky rast ilustron rolin e sportit si një fushë ku ndërthuren edukimi, kultura dhe politika, duke e bërë atë një element të rëndësishëm në procesin e afirmimit të identitetit dhe të pavarësisë së Kosovës.

Pas vitit 2000
Federata e Karatesë së Kosovës zyrtarishtë u themeluan nen administrimin e UNMIK me datë 18.04.2001 nen udhëheqjen e kryetarit të atëhereshm Rrushtem Mustafa.

Presidentet e deritanishem të Federates se Karates se Kosovës (FKK)
Nezir Rama
Rrustem Mustafa
Fadil Arifi
Ismet Krasniqi
Avni Gashi
Besart Baruti / Vazhdon

Pranimi i Kosovës në WKF

Karateja kosovare u pranua me të drejta të plota në Federatën Botërore të Karatesë (WKF) më 13 dhjetor të vitit 2014, kur Komiteti Ekzekutiv i WKF, miratoi anëtarësimin e Federatës së Karatesë së Kosovës Në atë kohë President i FKK-së ishte Fadil Arifi i cili udhëhoqi Federatën e Karatesë së Kosovës gjatë procesit të pranimit. Kosova tani është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ballkanike të Karatesë (BKF), Federatën Mesdhetare të Karatesë (MKFU), Federatën Evropiane të Karatesë (EKF) dhe Federatën Botërore të Karatesë (WKF) do të thotë se sportistët kosovarë tani mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare pa kufizime, të përfaqësojnë flamurin e tyre dhe të kenë të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër.

Federata e Karatesë sot

Sot Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) ka në gjirin e saj 60 klube të licencuara nga Ministria e Sportit, me qindra sportistë që ushtrojnë karatenë në këto klube, si dhe dhjetëra sportistë elitarë që e bëjnë kombin shqiptar të ndihet krenar, sikur të ishte një vend me mbi
100 milionë banorë. Karateja kosovare ka të konsoliduara të gjitha komisionet funksionale dhe ka të zgjedhura të gjitha organet drejtuese, përfshirë përzgjedhjen e selektorëve dhe trajnerëve. Federata e Karatesë e Kosovës qe kur ka filluar kategorizimi i sporteve ne Kosove nga viti 2017 eshte e kategorizuar ne kategorinë A të sporteve, duke qene vazhdimisht nder dy-tri sportet me te kategorizuara ne Kosove. Ky fakt deshmon per zhvillimin e vazhdueshem te karatese, jo vetem si sport, por edhe si nje element i rendesishem i identitetit dhe prestigjit te sportit kosovar ne arenen kombetare dhe nderkombetare.

ZYRTARËT E FEDERATËS SË KARATESË SË KOSOVËS

Kryetar i fkk-sË
NËnkryetar i FKK-SË
nËnkryetar i fkk-sË
sekretar i pËrgjithshËm i fkk-sË